Olaf Scholz ka udhëtuar drejt Kosovës dhe Serbisë, ku më pas do të vizitojë edhe Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Konfliktet janë të shumëfishta, pritshmëritë e kancelarit federal gjerman janë të larta, ndoshta shumë të madha.
Pritshmëritë prej të parit të qeverisë gjermane janë të mëdha, megjithatë rezultatet mund të jenë të pakëta. Por për këtë nuk është faji i kancelarit, sa i politikës së bllokuar të Evropës në Ballkan, shkruan frankfurter allgemeine.
Fakti që Scholz e nis udhëtimin në Prishtinë dhe vetëm më pas udhëton për në Beograd, është shumë i rëndësishëm për Kosovën. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock bëri të njëjtën gjë: fillimisht Prishtina, pastaj Beogradi.
Por pritshmëritë kosovare nga kancelari gjerman janë përndryshe të larta, ndoshta shumë të larta. Kosovarët shpresojnë në dy gjëra në veçanti nga Berlini: mbështetje për liberalizimin e vizave që është kërkuar me vite të tëra dhe për aplikimin në anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Sa i përket liberalizimit të vizave, në Kosovë ka shpresë se pas zgjedhjeve parlamentare në Francë më në fund do të ketë një përparim dhe kosovarët do të lejohen të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian nga viti 2023. Vendi i ka përmbushur kërkesat teknike prej vitesh, por është bllokuar për arsye politike.
Për Kosovën dhe qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, heqja e vizave do të ishte një sukses i madh.
Megjithatë, jo vetëm në Francë ka frikë se shumë shqiptarë të Kosovës mund të abuzojnë me largimin e vizave, duke aplikuar për azil. Por në Prishtinë janë siguruar se ky rrezik nuk është real.
Në çdo rast, banorët e Prishtinës dëshirojnë që kancelari të angazhohet qartë për udhëtimin pa viza.
Në çështjen tjetër është përkrahja gjermane për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërkohë në prapaskenë pati disa mosmarrëveshje mes Berlinit dhe Prishtinës.
Nga Prishtina mësohet se në Ministrinë e Jashtme janë ngritur shqetësime se tani “nuk është koha e duhur” për të aplikuar për anëtarësim.
“Edhe pas aneksimit rus të Krimesë, na u tha se tani nuk ishte koha e duhur për të aplikuar. Nëse veprojmë sipas këshillave të tilla, atëherë koha nuk është kurrë e duhur”, thotë një diplomat kosovar.
Matematikisht, ka një shumicë në Këshillin e Evropës për aplikimin kosovar – të paktën nëse të gjitha shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës votojnë edhe për pranimin e shtetit më të ri evropian në Këshillin e Evropës. Pas përjashtimit të Rusisë, më në fund ka ardhur koha e anëtarësimit të Kosovës, thonë në Prishtinë./arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...