Gazeta austriake “Der Standard”, i ka kushtuar një artikull non-papers (dokumenteve jo-zyrtare), lidhur me ndryshimin e kufijve, që së fundmi kanë bërë bujë në Ballkan.
Media ka shkruar për non-paper-in e kryeministrit slloven Janez Jansa, duke thënë se ndonëse qeveria sllovene ka mohuar të jetë autore e këtij dokumenti, mbetet e paqartë se nga erdhi ajo.
“Der Standard” hedh dyshime se si zyra e Jansas thotë se një letër që as nuk ekziston, mund të vijë nga “opozita e majtë sllovene”.
Shkrimi i plotë i “Der Standard”:
Një tjetër non-paper mbi Ballkanin doli në sipërfaqe
Sipas një dokumenti të ri jozyrtar, veriut të Kosovës do t’i jepet autonomi. Kryeministri i Sllovenisë hedh poshtë autorësinë e një letre të mëparshme
Në javët e kaluara, u shfaq një e ashtuquajtur jo-letër – d.m.th. dokument jozyrtar – mbi propozimet politike në Evropën Juglindore. E të hënën në mbrëmje kjo ndodhi përsëri. Një letër e re është botuar nga një gazetë në Kosovë dhe supozohet se i përgjigjet sugjerimeve nga Gjermania dhe Franca.
Bëhet fjalë për njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë si shtete sovrane duke ruajtur integritetin e tyre territorial. Kosova Veriore – ku jetojnë kryesisht serbët – do të bëhet një rajon autonom, qyteti i ndarë praktikisht i Mitrovicës një zonë e përbashkët ekonomike. Kishës Ortodokse do t’i jepet një status i veçantë, të cilin e ka tashmë përmes kushtetutës së Kosovës. Një marrëveshje do të arrihet deri në shkurt të vitit 2022. Por se a është kjo e mundur, është më se e diskutueshme.
Vuçiq refuzoi njohjen
Në të kaluarën, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ai nuk do të pajtohej me njohjen e Kosovës nga Serbia pa ndryshime kufijsh. Vuçiq u përpoq tre vjet më parë – me mbështetjen e disa lobistëve – të shtynte propozimin e ndryshimeve të kufijve përgjatë vijave etnike. Prandaj, ai dëshironte që Kosova veriore t’i jepej Serbisë. Gjermania e kishte kundërshtuar atë.
Ndryshimet masive të kufirit që ndoshta do të çonin në dhunë, siç ishte rasti në vitet 1990, ishin gjithashtu në qendër të një letre tjetër të botuar nga platforma sllovene e lajmeve necenzurirano.si gati dy javë më parë. Kryeministri Slloven Janez Jansa u emërua nga disa media si autori i kësaj letre, përmbajtja e së cilës u refuzua menjëherë nga BE dhe politikanë të rëndësishëm në Gjermani.
Me sa duket, non-paper nuk ekziston – dhe pastaj përsëri
Me kërkesë të Der Standard, zyra e Kryeministrit slloven ka marrë gjithashtu një qëndrim. Në një email, kjo zyrë thotë: “Ne do të dëshironim t’ju informonim se Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansa, nuk komenton mbi letrat dhe çështjet e tjera që nuk ekzistojnë. Të gjitha raportet e mediave mbi dokumentet e pretenduara nuk kanë asgjë të bëjnë me qeverinë e Republikës së Sllovenisë. Ne gjithashtu besojmë se komenti më i përshtatshëm për këtë çështje do të vinte nga partitë e opozitës së majtë sllovene, të cilat ne besojmë se janë burimi i çështjes”.
Nëse ndiqni argumentet e zyrës së Jansës, letra nuk ekziston fare, por në të njëjtën kohë zyra qeveritare në Lubjanë pretendon se ajo erdhi nga opozita e majtë. Kështu që mbetet e paqartë se si një letër që as nuk ekziston, mund të vijë nga opozita. Çështja mbetet e paqartë. Të tjerët tashmë e kanë konfirmuar ekzistencën e kësaj letre. Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medias shqiptare se ai kishte parë letrën jo-zyrtare dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vet Rama, së bashku me Vuçiqin dhe lobistë, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...