Pas marrëveshjes së arritur nga PAN dhe AKR ka reaguar deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri e cila thotë se është e pahijshme qeveria e këtyre figurave për të lartësuar ndikimin e Beogradit në Kosovë. Tutje ajo ka akuzuar VV-në se po bën propagandë me PDK-në drejtuar LDK-së opozitare.
Ajo shkruan se këto parti e rrëzuan LDK-në nga pushteti për të bërë një qeveri që është në dëm të Kosovës.
Sipas saj kjo është fytyra e vërtetë e këtyre partive.
Ky është shkrimi i plotë i saj në FB:
Te nderuar miq, simpatizant e votues te LDK-se, me 12 qershor te keti viti menjehere pas zgjedhjeve ju jam drejtuar juve me nje shkrim, ne te cilin ju kam thene se shum shpejt secili nga ne do ta tregoj fytyren e vete.
Jo e hijshme per te mos thene e turpshme eshte qeveria e ktyre figurave te bashkuara per te lartesuar ndikimin e Beogradit ne Kosovë, nje pamje e dhimbshme dhe nje situat e gatuar per te vazhduar statusqou.
Nje VV qe fillon propaganden drejtuar LDK-se opozitare per te vazhduar ne ,,valet satelitore” te koordinuara bashkarisht me ata qe sollen vendin ne kete situat.
Si duket e siq po shifet, ashtu si ju pata thene pas perfundimit te zgjidhjeve te fundit se te gjithe do te tregojn fytyrat e veta, kjo eshte fytyra dhe etike e tyre.
E verteta sot po shendrit vetem nga opozita(LDK) qe do te kthehet shum shpejt per te sjell ndryshimin per te cilin ky popull ka 17 vite qe po pret.
Kto parti te gjitha se bashku me fytyr te njejte qe rrezuan qeverin e LDK-se, sote po bejne qeveri fyese ndaj votuesve te tyre dhe ne dem te Kosoves.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...