Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri ka vlerësuar iniciativën e PDK-së për platformën e unitetit si një “lojë politike”.
“LDK-ja ka marrë një hap dhe konsideroj se asnjë parti politike, veçmas PDK-ja, nuk duhet të keqpërdorë qasjen, nivelin edhe mënyrën e funksionimit të LDK-së. Ne jemi opozitë gjeneroze, kooperative, shpesh kemi vendosur para partisë çështjet shtetërore, mirëpo kur dikush do t’i keqpërdorë këto hapur atëherë ne do të ndërmarrim veprime. Veprimi i tillë që kemi parë sot është lojë e dobët. Një gjë e tillë nuk i kontribuon zgjedhjeve të shumta, nuk i kontribuon mosveprimit të kësaj qeverie dhe koalicionit në aspektin politik e as në atë teknik, ngaqë nuk kanë numrat për t’i kaluar heshtjet në kuvend”, ka thënë ajo në klankosova.
Gaxherri e ka quajtur qeverinë aktuale si më të dobëtën në historinë e re të Kosovës, përderisa ka potencuar se është përgjegjësi e kësaj qeverie që të gjejë zgjidhje për problemet e vendit.
“Nuk është LDK-ja e ekzaltuar për të parë zgjedhje, duhet të kemi përgjegjësi shtetërore, por kur shohim mënyrën e qeverisjes dhe se si hidhet në treg politik kjo gjoja platformë, atëherë lë për të kuptuar se ky vit do të jetë i dëmshëm. Ata kanë përgjegjësinë për të gjetur zgjidhje për problemet e këtij vendi, për të cilat nuk kanë as aftësi politike e as teknike, andaj duhet t’i përgjigjen LDK-së e jo të bëjnë lojëra politike”, është shprehur ajo.
Deputetja e LDK-së ka konsideruar se procesi i reformës zgjedhore është zgjatur pa arsye dhe se ka nevojë që sa më parë të caktohet data e zgjedhjeve.
“Koha është që të shkojmë në zgjedhje, konsiderojmë se kemi përgjegjësi. Duhet të ulemi të diskutojmë dhe të pajtohemi në mënyrë që të caktojmë datën e zgjedhjeve”.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...