Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë nga raportimi i mediave për rritjen e pagave të deputetëve.
Ajo në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se sot është shqyrtuar Korniza afatmesme e shpenzimeve, dhe se sipas saj, kjo nuk ka pasur të bëjë asgjë me ngritjen e pagave.
“Miqtë e mi deputetë janë treguar populist pas publikimit të këtij lajmi, duke mos e pranuar kinse rritjen e pagave. Zëvendësministrat dhe ministrat nuk mund ta kenë pagën me të madhe se deputetët. Për dallim prej atyre, deputetët e kanë vetëm pagën, dhe nuk marrin benefite tjera. Nuk kanë as automjete, as kompjuter”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka 17 këshilltarë, të cilët i qëndrojnë afër.
Sipas saj, “nëse deputeti e ka lënë profesionin e vet dhe pastaj mbetet edhe jashtë institucionit të Kuvendit, a është në rregull që ai të dalë dhe të shesë fara në rrugë”, duke shtuar se “ne jemi shteti që më së paku ka pagesë nëse deputeti mbetet jashtë legjislaturës”.
“Natyrisht faj kanë edhe deputetët. Në moment që arrin me hy në Kuvend pa e merituar, pritet çdo gjë me ndodhë. Kemi pasur deputetë që nuk kanë qenë të denje më i marrë votat, por ato janë fitu, më pastaj ai është degraduar. Legjislatura e fundit është një degradim”, ka shtuar Gaxherri.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist