Deputetja Besa Gaxherri nga LDK në ”Klan Kosova”, tha se LDK dhe VV gjatë fushatës kanë premtuar se do ta heqin taksën e madje kjo ka qenë edhe pjesë e marrëveshjes së koalicionit mes këtyre dy partive.
Ajo thotë se Kurti luajti me qytetarët e Kosovës pasi nuk e hoqi taksën me kohë .
‘’Ne si dy subjekte ju kemi premtu qytetarëve se do ta heqim taksën për të cioën gjë Kryeministri Kurti nuk ndejti në fjalë për të cilat gjëra u kishte premtuar edhe SHBA-ve. Në marrëveshje dhe gjatë fushatës ne kemi premtuar se do ta heqim taksën e nëse Serbia nuk i përmbush kushtet, atëherë pas tri apo katër javësh ne do të vendosim reciprocitet. SHBA ka thënë ju hiqeni taksën ashtu siç keni premtuar, pastaj pjesën e reciprocitetit na lëni neve në dorë.Kaloi një muaj dhe Kurti nuk e vendosi atë, Kryeministri luajti me Kosovën.’’
”Ne e rrëzuan këtë Qeveri sepse e kemi pa lojën dhe intrigën e Kurtit që e bëri e në të cilën ra vetë.”, përfundon Gaxherri.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...