Teuta Rugova sot ashiqare doli përkrah PAN-it, duke e votuar shkuarjen në pauze për dy orë të propozuar nga ky koalicion.
Ndonëse kryetari i LDK-së Isa Mustafa, është rreptësisht kundër çdo përkrahje të koalicionit PAN dhe se ditë më parë tha, se “LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj”, në gjë të tillë, Rugova nuk e ka marr parasyshë.
Lajmi.net ka kontaktuat me Besa Gaxherrin e LDK-së, për të pyetur se si e komenton pozicionimin/ përkrahjen e Teuta Rugovës për koalicioni PAN, ndërsa ajo tha se kanë qenë të habitur dhe të befasuar ne të.
“Nuk dua të flas në emër të LDK-së, por në emrin tim personal. Sot kemi qenë gjithë të habitur dhe të befasuar sepse askush nuk e ka pritur, edhe pse ende nuk është vendosur definitivisht vota e saj, megjithatë sot ishte një lëvizje e cila nuk u kuptua as çfarë ishte”, ka thënë ajo.
Tutje, Gaxheri tha, se për momentin është shumë e zhgënjyer me të, por “të shohim se çfarë do të vjen nesër e tutje nga ajo”.
“Kjo është çështje që nuk është diskutu në parti, tash jemi në një situatë që në qoftë nesër vazhdon seanca neve duhet të përpiqemi të japim shteti institucion. Ndërsa çështja e saj personale është irelevante në këto momente, më vonë të shohim edhe ne si subjekt politik por edhe nga ajo vetë sesi do të pozicionohet. Në demokraci kemi përgjegjësi personale dhe shtetërore, por kohë do të tregojë më shume sesa ne që po flasim”, ka thënë Gaxherri.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?