Gaxherri e pranon: VV-ja është fuqizuar!

00:23 | 26 Maj 2017
Trina Galanxhi

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri e cila njëherit është kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, pohon se është “fuqizuar” Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas ish-deputetës Gaxherri, kjo rritje do të bëhej edhe më e madhe sikur ajo do të ishte më e matur në veprimet e saja, raporton GazetaBlic.com

“Duhet të pranojmë se VV-ja ka pasur një ngritje të madhë. Pres që VV-ja të bëhet me serioze dhe i uroj sukses në këtë proces zgjedhor. VV-ja ka hapësirë dhe mundësi me pas një subjekt më të shëndetshëm në të ardhmen”, ka deklaruar ajo në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

Gaxherri më tej ka theksuar se koalicioni parazgjedhor ndërmjet LDK-së AKR-së dhe Alternativës, janë në garë me koalicionin e partive të ‘krahut të luftës’, PDK-AAK-NISMA.

“Koalicioni, PDK-AAK-NISMA është bërë nga friga e këtij koalicionit të vogël, pra kështu po e quaj koalicionin e LDK-së, sepse i është frikësuar humbjes”, u shpreh ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme