Ultimatumi apo thirrja prej 10 ditësh kohë që ja u dha kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dy partive parlamentare, LDK-së dhe VV-së në mënyrë që të reflektojnë për mundësinë e zgjedhjes sa më të shpejtë të krijimit të institucioneve në vend, ka nxitur reagime të shumta.
Deputetët e partisë së Isa Mustafës s’e vlerësojnë si ultimatum një gjë të tillë. Mirëpo, të njëjtit, po insistojnë që Pacolli do qëndrojë besnik brenda koalicionit të LAA-së.
Në një prononcim për “Indeksonline”, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri ka thënë se partia e tyre duhet të jetë e vetëdijshme. Sipas saj, LDK duhet të bëjë zgjidhje për krizën institucionale të vendit.
Ajo ka thënë se tash vërtet çdo ditë e më shumë Kosova po thellohet prej ngërçit në një krizë politike të thellë e cila edhe është prit që të ndodhë. Gaxheri konsideron se thirrja apo ultimatumi i z.Pacolli nuk është i vërtetë pasi që për këtë i njëjti është i vetëdijshëm se nuk mund ti jap askujt ultimatum.
Më tej, deputetja e partisë së Mustafës thotë se për vlerësimin e ultimatumit të Pacollit më së miri e japin përgjigjen organet e drejtësisë së partisë së tyre.
“Unë e konsiderojë mënyrën qysh ai është shprehur për një kërkesë apo një thirrje për të gjitha partitë politike që e sheh veten në atë pozicion që të mundohet të përpjekjet për të bërë zgjedhje. Unë nuk mendoj se ai ka bërë ndonjë ultimatum në të kundërtën janë organet e partisë që japin përgjigjen në qoftë se vërtet është ultimatum. Por unë konsiderojë se LDK vërtet duhet të mbledh mendjen dhe ta bëjë zgjidhjen e çështjeve të kësaj krize që është çdo ditë shumë e dëmshme për qytetarët e vendit”, është shprehur Gaxheri për ‘Indeksonline’.
E, pyetur rreth mundësisë që mund ti braktisë Pacolli dhe t’i bashkohet koaliconit PAN për një qeverisje të përbashkët, Gaxheri thotë se nuk mund të paragjykojnë për të ardhmën dhe se deri tani ai nuk i është deklaruar LDK-së për një gjë të tillë.
“Nuk mundemi të paragjykojmë për të ardhmen, ato çka edhe deklarohet zotëri Pacolli tek grupi ynë parlamentar është që ai do t’i qëndrojë besnik koalicionit, ndërsa se çka vepron nesër jo vetëm AKR-ja por secili deputet nuk mundet të paragjykojë. Deri tash AKR-ja është pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka përfunduar ajo/arbresh.info/
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...