Në nëntor bëhet një vit që kur Përparim Rama ka marrë në duar menaxhimin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinën.
“Arkitekti i Kryeqytetit” fitoi garën si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku arriti ta mposht kundër-kandidatin e tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.
Arbresh.info, ka vendosur t’i pyes qytetarët e komunës së Prishtinës se sa janë të kënaqur me punën e Ramës deri tani.
Disa qytetarë, janë shprehur të kënaqur, duke e cilësuar si një fillim i mirë, ndërsa janë shprehur optimist se do të vazhdojë ashtu siç edhe e ka nisur.
Ndërsa disa të tjera, kishin disa kërkesa në drejtim të tij, ku kërkesa më e madhe ishte gjetja një zgjidhje të qeneve endacak. /arbresh.info/ Kasim Gerbeshi/
Video:
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...