Gati 500 mijë euro do të kushtojnë zgjedhjet në Podujevë

15:11 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

491, 517 euro është shuma që do të harxhohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Zgjedhjet në Podujevë.

Gjatë mbledhjes së sotme (e shtunë), KQZ ka miratuar planin e buxhetit, shkruan portali arbresh.info.

Me 7 vota për, një votë kundër dhe një abstenim u aprovua plani.

Ndërkohë zgjedhjet do të mbahen me 15 mars dhe fushata do të zgjasë 11 ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme