Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masa të reja kundër COVID-19, kjo si masë parandaluese ndaj përhapjes së këtij virusi.
Një ndër këto masa, është edhe ajo e kufizimit të orari të punës për gastronominë. Nga nesër baret dhe kafiteritë kanë të drejt të jenë të hapura deri në ora 21:30.
Puna po ashtu do të zhvillohet në ambiente të hapura. Masat u propozuan sot nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u miratuan pa asnjë kundërshtim nga kabineti qeveritar./arbresh.info.
31. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, eskurzioneve, peligrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gj. [Gastronomia]
32. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
33. Ndalohet shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
34. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.
35. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokalave të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
35.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:
35.2 Ndërsa paguan porosinë;
35.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
35.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
36. Në rastet nga pika 35.1 deri 35.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën. 37. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30.
38. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.
39. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
40. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.
41. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
42. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK). H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]
43. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
44. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
45. Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna/përdorimi i këndeve të lojrave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në kuadër të qendrave tregtare vlen pika 33.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...