Shoqata e Gastronomëve të Kosovës prej disa kohësh ka shprehur shqetësimin se me fillimin e ditëve të ftohta atyre do t’iu vështirësohet funksionimi si biznese.
Gastronomët kanë kërkuar që të ndryshohen vendimet që e kufizojnë aktivitetin e tyre afarist në ambiente të brendshme.
Mirëpo ata shprehur të zhgënjyer nga Qeveria dhe Kuvendi që deri tani nuk e kanë marrë për bazë këtë kërkesë.
Me këtë rast ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat.
Njoftimi i Shoqatës së gastronomëve të Kosovës
Me 25 shtator gastronomet 15:00 të mbyllin bizneset e tyre.
Edhe një herë u cenua e drejta e biznesit në Kosovë.
Edhe një herë shteti tregoi që nuk i intereson mirëqenia e asnjë punëtori në Kosovë.
Papunësia vetëm në pandemi shënoi rritje prej 30%, e mos të flasim për gjendjen normale që gjithnjë ka qenë katastrofale. E mos të flasim as për humbjet enorme të bizneseve.
Nuk kërkuam asgjë më tepër se sa MBIJETESË.
Vazhdimisht kërkuam që ky orar të rritet, gjithnjë duke i respektuar të gjitha masat.
Kërkuam edhe një njoftim se si të punojmë brenda lokaleve tona pasi që jemi në prag të vjeshtës.
Thirrjet tona për kryeministrin, qeverinë e parlamentin po duket të jenë të kota.
Jemi shteti i vetëm në botë që skemi as plan, e as mbështetje për krizën e thellë, kemi vetëm retorikë boshe …
Herën e fundit kur Shoqata paralajmëroi dhe mbajti protestë, Policia e Kosovës me urdhër të Kryeministrit, na lejuan vetëm 7 minuta aktivitet, ne e mirëkuptuam Policinë, nuk donim arrestime e as përkeqësim të situatës, e as situata të palakmushme në mes Policisë dhe Gastronomeve. Respektuam çdo urdhër e vendim që na u dha.
Këtë radhë nuk do të kemi mirëkuptim, sepse mirëkuptim për ne nuk pat as edhe një moment. Ne duam të jemi përgjegjës ndaj punonjësve tanë, familjeve tyre dhe familjeve tona.
Fatkeqësisht më të lehtë dhe më të përballueshme e kemi të kalojmë kohë në qeli sesa të shohim shkatërrimin e asaj që ndërtuam me shumë mund. Ne nuk na ka mbetur asnjë alternativë tjetër, po na e cënoni ekzistencën, më keq se kaq nuk ka.
I bëjmë thirrje të gjithë gastronomëve të Republikes së Kosovës që me datën 25.09.2020 nga ora 14:00-15:00 të mbyllin bizneset e tyre dhe të na bashkëngjiten në ora 14:00 para Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës që të dorëzojmë kuponat fiskal!
Atë që virusi po ua shkakton njerëzve, ju po ia shkaktoni Gastronomisë së Kosovës.
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij