Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka folur pas revoltës që shprehu ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit njoftoi se TVSH-ja për gastronominë do të kthehet në 18 përqind.
”Më kujtohet data 21 shtator e vitit 2020, kur na u ndalua puna, kemi pasur sanksione të shumta, kemi bashkëndjerë vuajtjen për masat si biznese, duke mos na ndihmuar në asnjë rast shteti. E vetmja ndihmë që na u ka bërë është nga qeveria e kaluar”, tha Kllokoqi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Kllokoqi tutje citoi fjalët e ministrit Murati drejtuar gastronomëve.
”Nuk kam qenë pro uljes së TVSH-së në gastronomi, mirëpo tani po bashkëndjej me juve dhe deri sa të përfundojë pandemia unë do ta lë TVSH-në në 8 përqind. Ka thënë se për këtë e keni besën nga ana ime”, citoi Kllokoqi të ketë thënë ministri Murati.
Tutje kryetari i Shoqatës së Gastronomëve tha se kanë kërkuar takim me ministrin Murati për të diskutuar, pasi e dinin se në janar përfundon marrëveshja për TVSH-në, por që nuk kanë marrë përgjigje.
”Thjesht janë duke e keqmenaxhuar situatën ekonomike”, u shpreh Kllokoqi.
”Po shpresojmë se do të na ftojnë për takim, apo edhe pa takim të kthejnë në 8 përqind TVSH-në. Kemi kërkuar takim me kryeministrin, po shpresojmë që nuk do të hasim në vesh të shurdhër”.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë