Google ADS

Gastronomët kërkojnë që t’u ndalohet reptësisht hyrja në lokale personave të pavaksinuar

18:17 | 19 Dhjetor 2021
A. B.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar që të ju ndalohet hyrja në lokal të gjithë personave të pavaksinuar, të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë të Shëndetësisë dhe të respektohet orari i lejuar i punës.

Nga kjo shoqatë përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se pas protestës që kanë mbajtur dhe pas një sërë takimesh me akterë relevent në çështjen e menaxhimit të pandemisë COVID-19, kërkojnë nga të gjithë gastronomët që të respektojnë masat Anti-COVID, në mënyrë që të mundësohet edhe lehtësimi i tyre.

“Me qëllim që të mundësohet lehtësimi i masave dhe dalja më e lehtë nga kriza ekonomike, kërkojmë respektimin e tyre, si parakusht të vetëm që lidhet me funksionimin e nevojshëm të gastronomisë”, është thënë nga kjo shoqatë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur gastronomë,

Pas protestës që mbajtëm dhe pas një sërë takimesh me akterë relevent në çështjen e menaxhimit të pandemisë COVID-19, si përgjegjësi e secilit nga ne dhe e jona ndaj sektorit të gastronomisë, edhe njëherë kërkojmë nga të gjithë gastronomët respektimin strikt dhe permanent të masave kundër Covid-19.

Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës përfaqësojmë vetëm ato biznese të cilat respektojnë Masat dhe Vendimet e Qeverisë, por natyrisht përgjigjemi për të gjithë sektorin.

Duke e ditur rëndësinë e respektimit të masave së pari në mbrojtjen e shëndetit publik, është evidente që ajo luan një rol jashtëzakonisht të madh edhe në kujdesin ndaj shëndetit ekonomik.

Pra:

Të ndalojmë rreptësisht hyrjen në lokal të klientëve të pavaksinuar;

Të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë;

Të respektohet orari i lejuar i punës.

Me qëllim që të mundësohet lehtësimi i masave dhe dalja më e lehtë nga kriza ekonomike, kërkojmë respektimin e tyre, si parakusht të vetëm që lidhet me funksionimin e nevojshëm të gastronomisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme