Gastronomët e Gjilanit kanë dalë për të protestuar para objektit të komunës, për të kundërshtuar masat e reja që Qeveria e Kosovës ka marrë për të mbyllur lokalet pas orës 21:00.
Dhjetëra pronarë të lokaleve e restoranteve në Gjilan janë mbledhur pata komunës ku përfaqësuesit e tyre kanë takuar nënkryetarin e komunës, Arbër Ismailin, raporton portali arbresh.info.
Nënkryetari i komunës Arben Ismaili i mirëpriti pronarët duke u thënë se do të jetë zëri i tyre në takimin e nivelit qendror.
Albert Sylejmani, përfaqësues i protestuesve tha se sektorët e gastronomisë nuk janë burim i infeksionit, por në mënyrë të padrejtë po ndalet puna e tyre.
“Na thanë që kemi ardh në adresë të gabuar, por ne paguajmë për këtë komunë. Kemi pasur dëme të mëdha nga pandemia dhe është e padrejtë që neve të na ndalohet puna e xhamitë e vendet tjera te jenë të hapura”, tha ai.
Pas takimit me nënkryetarin, gastronomet u dakorduan të fillojnë një peticion për kërkesat e tyre./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...