Google ADS

Gashi: Xhavit Haliti nga fillimi ka qenë për hyrje në qeveri, por shumica e strukturave në PDK janë për zgjedhje

23:53 | 23 Nëntor 2020
L G

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi thotë se në këtë fazë kjo parti mendon se zgjidhja më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare.

“Është moment i vështirë edhe për shkak të pandemisë, megjithatë alternativa më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje”, tha Gashi në Debat Plus.

Gashi thotë se e vetmja është PDK që në këto tri vitet e fundit ka qenë konsistente.

Ish-ministri i Kulturës thotë se ka në PDK që mendojnë se hyrja në qeveri është opsion por sipas tij shumica janë për të qëndruar në opozitë.

“Ne vlerësojmë qëndrimin e Xhavit Halitit i cili ka qenë i çartë qysh në fillim se PDK duhet të futet në qeveri, por shumica e strukturave të partisë fillimisht mendojnë se duhet të shkojmë në zgjedhje pasi nuk është duke funksionuar shteti. Kemi probleme me pandeminë, kemi probleme të mëdha ekonomike, nuk po funksionon qeveria”.

Gashi thotë se në momentin kur qeveria nuk funksionon opozita duhet ta dërgojë qeverinë “te shpia”.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së megjithatë thotë se nëse është e mundur që të kalohet pako ekonomike dhe disa ligje tjera që janë në të mirë të vendit do të ishte më mirë e pastaj të shkohet në zgjedhje.

“Ne si PDK me komoditetin më të madh jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi ndër të tjera Kujtim Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme