Gashi: Vjosa Osmani nuk është më e LDK-së, as nuk diskutohet që ajo të kthehet në krye të partisë

23:32 | 4 Prill 2024
E.H

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se as nuk diskutohet kthimi i Vjosa Osmanit në LDK dhe shancat për këtë janë zero.

“Vjosa Osmani si elektorat mundet me u kthy por jo si lidership”, ka thënë Gashi.

Ai ishte i pyetur nëse ajo mund të jetë kandidate për kryeministre e LDK-së, Gashi është shprehur se “S’ka shanca, zero shancë”.

“Vjosa nuk është LDK, ka dalë vetë nga LDK ka formu një parti tjetër. Vjosa nuk është më LDK, ka parti tjetër…As nuk është opsion, as nuk diskutohet, as nuk ka mundësi me u diskutu”, ka thënë ai në “Pressing”.

“S’e marrim ne se nuk na duhet”, u shpreh Gashi për mundësinë që Osmani të kthehet në LDK.

Ai ka shtuar se edhe pse Osmani është presidente e vendit, ajo sipas tij ka qenë palë me qeverinë në disa raste.

“Në detyrë duhet të ketë sjellje presidenciale dhe të mos përzihet në zgjedhje. Shpesh ka qenë palë me qeverinë, duke filluar nga rasti i kryeprokurorit të shtetit, kryetares së KQZ-së dhe disa raste tjera ka qenë palë. Nuk ka qenë presidenciale”, ka shtuar Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme