Google ADS

Gashi uron zgjedhjen e Blakajt kryetar të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare për Evropë

17:16 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RrBDSh) ka mbajtur mbledhjen e radhës në Vjenë me datë 26 janar ku u zgjodh kryesia e re për Evropë me kryetar Yll Blakaj, nënkryetar, Omer Nura, sekretar Flamur Mavraj.

Me këtë rast, Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, uroi RrBDSh për zgjedhjen e strukturës udhëheqëse për Evropë, e dha zotime konkrete për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e investimeve nga diaspora.

“Është përkushtimi i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të ofrojnë në dispozicion zona të lira ekonomike, më konkretisht rreth 80 hektarë me infrastrukturë të plotë në shfrytëzim për bizneset e diasporës që shprehin dëshirë të investojnë në Kosovë”, tha ministri Gashi.

Kjo sipas tij tregon përkushtimin e plotë të këtyre dy ministrive që në projektet investive të diasporës tonë institucionet e Republikës së Kosovës të jenë bashkëpjesëmarrëse mes tjerash edhe në aspektin financiar.

MDIS do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me strukturën e re të RrBDSh për të realizuar projektet që do të sjellin dobi të dyanshme, duke përfshi edhe themelimin e Bankës së Diasporës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme