Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se subjekti të cilit i përket duhet të mos e njohë Hashim Thacin për president të vendit.
Ai ka deklaruar se meqë Partia Demokratike e Kosovës i ka respektuar vetëm disa pika të marrëveshjes për koalicion, ndër të cilat ishte edhe zgjedhja e Thaçit, atëherë LDK-ja duhet ta mohojë këtë të fundit si unifikues të vendit.
”Ka një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së për mos përkrahje të mocioneve dhe ajo ndodhi sot në mënyrë tinëzare”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.
“PDK pati ujdi me partitë opozitare”, ka shtuar ai.
Gashi ka shtuar se subjekti të cilit i përket, dhe Lëvizja Vetëvendosje, duhet të shikojnë mundësinë e një koalicioni.
“Unë do t’i bëja thirrje liderëve, të LDK-së dhe VV-së, që të ulen dhe të merren vesh për një koalicion. Është në të mirën e vendit që kjo të ndodhë. Nëse ka qëllim për të ndërtuar kauzë të përbashkët, për ndryshim substancial, atëherë mund të gjendet gjuha e përbashkët për të pasur koalicion. Mendoj që një qeveri e përbashkët me VV-në do ta bënte më lehtë të menaxhueshëm tranzicionin”, ka thënë ai duke shtuar se koalicioni PDK-LDK ishte më i dëmshëm sesa i dobishëm.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...