Google ADS

Gashi thotë se javën e ardhshme priten zhvillime të reja nga Gjykata Speciale

00:09 | 13 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Gashi ka thënë se javën e ardhshme priten zhvillime të reja nga Haga.

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se në javën e ardhshme priten zhvillime të reja nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se në javën e ardhshme mund të njoftohet për aktakuzat e para, nëse konfirmohen ato.

Për kandidimin e mundshëm të Ramush Haradinajt për president, Gashi ka thënë se ai duhet të presë që së pari nga Gjykata Speciale të konfirmohet se nuk do të ketë aktakuzë ndaj tij.

“Haradinaj duhet të presë që Gjykata Speciale të pastrojë figurën e tij, të mos ngre aktakuzë ndaj tij, dhe pastaj të kandidojë për president”, ka deklaruar Gashi./ts/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme