Gashi thirrje Qeverisë të ndryshojë ligjin për Trustin: Mund t’i mbulojë shpenzimet për sëmundjen e kancerit

20:40 | 4 Shtator 2024
K.B

Një prej emrave të njohur në botën e gazetarisë kosovare, Zijadin Gashi i ka bërë thirrje publike Qeverisë së Kosovës, deputetëve, partive parlamentare në pushtet dhe opozitë që ta korrigjojnë ligjin për Trustin Pensional.

Gashi, i cili vuan nga sëmundja e kancerit ka thënë se beteja me këtë sëmundje e ka vënë para një sprove të madhe financiare.

Gashi thotë se paratë e Trustit janë kontribute të qytetarëve por të cilat ata nuk mund t’i shfrytëzojnë edhe në rastin kur përballen me nevojën për jetë a vdekje.

“Beteja me kancerin më vuri para një sprove të madhe financiare, janë dhjetëra mijëra euro të domosdoshme për të përballuar shpenzimet fillestare për të cilat institucionet e shtetit nuk kanë kontribuuar me asnjë cent. Ndërkohë që paratë e mija të kursimeve në Trust mund t’i mbulonin këto shpenzime, mua nuk më është lejuar qasja në mjetet e mia, andaj deputetët duhet të mundësojnë decentralizimin e Trustit nëse jo për tjetër të paktën nga aspekti human”, ka shkruar Gashi, përcjell Arbresh.info

Ai konsideron se ligjet e mira duhet të jenë në shërbim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe jo pengesë.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Thirrje publike Kryeministrit, Kabinetit Qeveritar, deputetëve, partive parlamentare në pushtet dhe opozitë: Korrigjojeni ligjin diskriminues të miratuar nga Kuvendi i Republikës

Ligji për Trustin Pensional buron nga ish administrata e UNMIK-ut që nënkuptonte se do të duhej të ishte një ligj kalimtar për tu hartuar dhe fuqizuar në një ligj të përhershëm nga Kuvendi i Republikës. Por, mangësitë e ligjit të UNMIK-ut u barten edhe në ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Këtë thirrje publike e bëj me shkas, nga një rast me të cilin po përballem vet. Paratë e Trustit janë kontribute të qytetarëve por të cilat ata nuk mund t’i shfrytëzojnë edhe në rastin kur përballen me nevojën për jetë a vdekje.

Beteja me kancerin më vuri para një sprove të madhe financiare, janë dhjetra mijëra euro të domosdoshme për të përballuar shpenzimet fillestare për të cilat institucionet e shtetit nuk kanë kontribuuar me asnjë cent. Ndërkohë që paratë e mija të kursimeve në Trust mund t’i mbulonin këto shpenzime, mua nuk më është lejuar qasja në mjetet e mia, andaj deputetët duhet të mundësojnë decentralizimin e Trustit nëse jo për tjetër të paktën nga aspekti human. Konsideroj se ligjet e mira duhet të jenë në shërbim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe jo pengesë.

Kësaj thirrje po ja bashkangjes disa emra me ndikim në jetën publike, moderatorë e emisione televizive që mund të ngrisin debate konstruktive në këtë temë Debat Plus Ermal Panduri Gazmend Syla EkonomiaOnline Faton Osmani KosovaPress KTV – Kohavision Flaka Surroi Flaka Zogu RTK Milot Hasimja Xhemajl Rexha Edita Doli Berat Buzhala Mimoza Kusari Armend Muja Bekim Haxhiu Avdullah Hoti Ardian Gjini Perparim Kryeziu Ramush Haradinaj Arben Vitia Institucioni i Avokatit të Popullit Arsim Bajrami Arben Gashi./Arbresh.info/

Të ngjashme