Gashi: Thaçi ka ndryshuar qëndrimet rreth Speciales që të marrë mbështetje nga populli

21:44 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që dikur përkrahi miratimin e Gjyktës Speciale, tani ka ndryshuar qëndrime lidhur me këtë Gjykatë.

Thaç i cili në vitin 2015 i jepte ‘zor’ që të miratohej ligji për Gjykatën Speciale tani ka ndryshuar mendim krejtësisht për këtë çështje, shkruan arbresh.info.

Avokati Tomë Gashi në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se ndryshimi i deklaratave të Thaçit për Specialen nuk do të thotë se ai është i akuzuar.

“Pse tani ai ka qëndrime tjera rreth Gjykatës Speciale nuk do të thotë që është ai i akuzuar sepse askush nuk e di se kush mund të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale. Arsyet e ndryshimit të deklaratave të tij që nga vitit 215 deri më tani vetëm ai vetë i di se përse i ka ndryshuar këto deklarata e tij sa i përket Gjykatës Speciale”, ka thënë Gashi.

I pyetur nga arbresh.info se mos janë lojëra të Presidentit Thaçi këto ndryshime deklaratash për shkak të ndërkombetarëve, Gashi ka thënë se nuk qëndron një gjë e tillë.

“Këto nuk janë lojëra të Thaçit por prononcime të tij populliste që me marrë sado pak mbështetje të popullit për shkak që është ditur edhe në gusht të vitit 2015 që Gjykata Speciale është jashtëzakonisht e dëmshme për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën  në veçanti për shqiptarët e Kosovës dhe posaqërisht për ish luftëtarët e UÇK-së të cilët do të akuzohen në atë gjykatë. Këtu secili jep deklarata populliste që ta ketë mbështetjen e popullit sado pak që është  mundshme”, ka thënë avokati Gashi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme