Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, ka thënë që të gjitha rrugët e Prizrenit me rrethinë janë të pastruara dhe të kalueshme.
“Nga ajo që pamë në terren por edhe punës së ekipeve që janë duke e bërë vazhdimisht kanë qenë vetëm tri pika që kanë qenë pak më të vështira për kalim”, ka thënë Gashi për Edicionin special në Klan Kosova.
“Por ajo që mund të them me përgjegjësi të plotë është që të gjitha rrugët e të gjitha fshatrave, të 74 fshatrave të komunës së Prizrenit dhe të gjitha rrugicat në qytetin e Prizrenit tashmë janë të tejkalueshme dhe ekjpet mobile të cilat janë përgjegjëse për mirëmbajtje janë në terren janë përgjegjës janë në terren dhe po e kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Ai tha se ata kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme në kontakt me ekipet, dhe se edhe në ditët e kaluara kanë qenë të vëmendshëm sa i përket situatës.
Gashi tha se ata do t’i përdorin të gjitha kapacitetet që nevojiten në mënyrë që asnjë vend apo qytetar i Prizrenit të mos ketë vështirësi në qarkullim.
Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e Turqisë në Kosovë...
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...