Google ADS

Gashi takohet me Minxhozin, flasin për prioritet e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë

12:10 | 16 Tetor 2017
M. A.

Zëvendëskryeministri, Dardan Gashi ka pritë në kabinet ambasadorin e Shqipërisë, Qemajl Minxhozi.

Ambasadori shqiptar përgëzoi ministrin Gashi për detyrat e reja në qeveri.

“Njeriu i duhur në vend të duhur. U gëzova për detyrat e reja që morët sepse jeni një politikan që bëni punë konkrete” – ka thënë me këtë rast, ambasadori Minxhozi.

Në këtë takimi u diskutuan një sërë çështjesh, me theks në takimin e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet në Korçë më datën 27 nëntor, gjegjësisht, marrëveshjet konkrete që pritet të nënshkruhen në fushën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për diasporën shqiptare.

“Arsimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë është një pikë e përbashkët e dy qeverive tona pa lënë anash dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë” – ka thënë me këtë rast, zëvendëskyreministri dhe njëherësh Ministri i Diasporës Dardan Gashi.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Vlorë, pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme si në fushën e arsimit plotësues dhe ashtu edhe fushave tjera me rëndësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme