Lista me emrat e avokatëve mbrojtës të palëve ndaj të cilëve pritet të ngriten aktakuzat nga Gjykata Speciale u publikuan javën e kaluar. Megjithatë, ende nuk dihet saktë se kur do të nis Prokuroria Speciale aktakuzat e para.
Se kur pritet të ndodhë kjo, sipas avokatit Tomë Gashi, është në dijeni vetëm Prokuroria Speciale.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Gashi është shprehur se kjo vonesë po i kushton kredibilitetit të Gjykatës Speciale.
“Ende është situata e njëjtë sa i përket ngritjes së akuzave të para në Gjykatën Speciale, asgjë nuk ka ndryshuar pa marrë parasysh publikimin e listës së avokatëve që janë akredituar këto ditë. Sido që të jetë, akuzat nuk do të vonojnë shumë, por askush përpos Zyrës së Prokurorit në Hagë nuk e di saktë kur do të ndodhë kjo”, ka thënë ai.
Sipas tij, situata është komplikuar edhe më shumë me largimin nga detyra e kryeprokurorit amerikan, David Schwendiman.
Gashi ka deklaruar se ka zëra që ai është shkarkuar nga Administrata Amerikane për shkak të vonesës së ngritjes së aktakuzave.
“Gjykata është funksionale nga qershori i vitit të kaluar dhe ajo do të fillojë punën në momentin kur nfriten akuzat e para nga zyra e Prokurorit Special në Hagë. Është një vonesë që po i kushton shumë kredibilitetit të kësaj gjykatë, por çështja është komplikuar edhe më shumë me rastin e largimit të kryeprokurorit amerikan David Schwendiman Kjo shkaktoi edhe një huti të radhës së çfarë ndodhi me të, nëse hymë në sferën e spekulimeve, ka zëra që ai edhe mund të jetë shkarkuar nga Administrata Amerikane për vonesë në ngritje të akuzave, posaçërisht kur dihet se afati i tij ka qenë deri në fund të vitit 2020, si dhe duke marrë parasysh befasinë edhe të vet atij kur paralajmëroi largimin e tij nga Prokuroria”, ka thënë ai.
Ndryshe, lista me emrat e avokatëve mbrotjës u publikua më 14 mars. Në linkun poshtë mund ta shihni listën e plotë me emrat e avokatëve.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...