Gashi: Sezona e shkarkimeve nuk ka përfunduar, Qeveria Hoti do t’i kthej shpresën Kosovës

12:45 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të votuar Qeverinë Hoti.

E bashkëpartiaku i këtij të fundit, Arben Gashi në fjalimin e tij ka thënë se Qeveria e re do të kthej shpresën te populli, shkruan arbresh.info.

Gashi tha se Qeveria Kurti ra pasi në vend humbi shpresa.

“Ne kishim një Qeveri të ndërtuar me shpresë dhe besim por si rezultat i gabimeve Qeveria ra dhe humbi edhe shpresa. Qeveria e re duhet të punojë shumë që ta kthej shpresë”, ka thënë ai.

Ai madje ka kërkuar që të mos shkarkohen bordet e emëruara së fundi nga Lëvizja Vetëvendosje pas shkarkimit që u bëri anëtarëve të bordeve të vjetra.

Gashi i ka dërguar porosi edhe opozitës duke i bërë të ditur se ‘sezona e shkarkimeve nuk ka përfunduar’.

“Sezona e shkarkimeve nuk ka përfunduar, ky Kuvend ju shkarkon sepse ky Kuvend ju zgjedh”, ka përfunduar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme