Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka pritur në takim drejtuesit e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, me c’rast ka pranuar projektin për rivitalizimin e rrugës “Marin Barleti”. “Projekti “Revitalizimi dhe Integrimi Socio-Ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren” është një projekt ambicioz dhe tepër i rëndësishëm për qytetin e Prizrenit, pasi që ngërthen në vete trajtimin e 14 ndërtesave të banimit të cilat fatkeqësisht nuk janë në gjendjen e dëshirueshme”, ka theksuar ministri Gashi gjatë këtij takimi. “Edhe përkundër faktit që zbatimi i këtij projekti paraqet një ngarkesë buxhetore për MKRS-së, ai do të zbatohet në përpikmëri, në respektim të standardeve të larta profesionale dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi”, është shprehur Gashi. Hartimi i projekti në fjalë “Revitalizimi dhe Integrimi Socio-Ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren” ka filluar që nga viti 2017 dhe është trajtuar ne mesin e disa prioriteteve tjera qe ka pasur ministria. Procesi i hartimit të projektit është koordinuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe organizata EC Ma Ndryshe . I njëjti është financuar nga MKRS-ja, në vlerë prej 50 mijë eurosh si dhe është mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe komuna e Prizrenit. Ministri Gashi ka thënë se ky projekt hap rrugët për investime mbi 2 milion euro në këtë lagje të rëndësisë së veçantë për qytetin e Prizrenit. Me këtë rast ministri Gashi falënderoi institucionet për përkushtim dhe angazhimin maksimal si dhe të gjitha palët e involvuara, përfshire këtu dhe pronarët e ndërtesave të lagjes të cilët siç tha ministri treguan gatishmëri për t’u bërë palë në këtë proces tejet të ndërlikuar por shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tyre por edhe të qytetit të Prizrenit. “Rruga ‘Marin Barleti’ zë pjesën kyçe të Qendrës Historike të Prizrenit, ndaj dhe revitalizimi urban dhe shoqëror i tij do të ndikon në krijimin e kushteve optimale për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal në të gjithë Qendrën Historike të Prizrenit”, ka thënë ministri Gashi.
PDK’ja nesër mban konferencë për media
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për veprat ‘...
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në...
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...