Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se qytetarët me vullnet të mirë kanë vendosur që të hapin një fond bamirësie për familjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçari i cili u vra nga dy të mitur në Podujevë.
Siç njofton Gashi, parat që do të grumbullohen nga ky fond do të shkojnë vetëm për motrën dhe vëllain e viktimës, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, avokati ka potencuar se Lulzim Fejzullahu ishte kryefamiljar dhe motrën e vëllain i mbante nga puna që bënte në një lokal të ushqimeve të shpejta.
Postimi i plotë i Gashit:
Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçar, nga Besiana, u vra ne menyre mizore nga dy te dyshuar te cilet tashme jane te arrestuar dhe ne paraburgim.
Lulzimi, apo Luli siç e njihnin te gjithe, ishte jetim – ngase te dy prinderit, me heret, kishin vdekur.
Luli ishte mbajtes i familjes dhe si 18 vjeçar punonte ne nje lokal te ushqimit te shpejte (fast food). Me pagen e tij, Luli i mbante dy anetare te tjere te familjes – motren dhe vellain – te cilet, per arsye shendetesore, nuk mund te punojne.
Familja (e Lulit) gezonte nje ndihme financiare ne shumen prej EUR 110 nga institucionet shteterore.
Tani, pa Lulin, motra dhe vellai i tij mbeten pa kryefamiljarin qe i mbante me parate qe realizonte nga puna.
Qytetare me vullnet te mire kane vendosur qe te hapin nje fond bamires per familjen e Lulit. Qasja dhe destinini i parave qe do te grumbullohen ne kete fond shkon vetem per motren dhe vellain e Lulit./Arbresh.info
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...