Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar situatën politike pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke theksuar se qeveria aktuale po humbet shumicën parlamentare dhe nuk po arrin të menaxhojë sfidat.
Sipas tij, kjo do të krijojë vështirësi të mëdha për miratimin e ligjeve dhe funksionimin e Kuvendit.
“Do të jetë e vështirë të miratohen ligje. Ne si parti opozitare jemi në funksion të interesit qytetar, por si duket shumica parlamentare është humbur dhe problemet vazhdojnë”, deklaroi Gashi.
Ai konfirmoi se LDK-ja do të marrë pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në interes të vendit.
“Jemi në një situatë të paaftësisë qeverisëse dhe kemi probleme në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar,” shtoi ai.
Gashi gjithashtu adresoi shqetësime për mënyrën se si qeveria po trajton mediat, duke kritikuar fyerjet dhe sharjet e drejtuara ndaj tyre.
“Mendoj që është qasje e gabuar gjeniralizimi i sharjes dhe fyerjes ndaj mediave. Është e dënueshme, e papranueshme dhe e dëmshme për demokracinë dhe fjalën e lirë,” theksoi ai, shkruan telegrafi.
Sa i përket marrëveshjes CEFTA, Gashi u shpreh se çështja është delikate dhe kërkon trajtim serioz për të mbrojtur interesat e Kosovës.
“Kosova ka të drejtat dhe obligimet e veta, por gjithsesi duhet të trajtohet si e barabartë. Duhet të mbrohet maksimalisht interesi i Kosovës dhe të ruhet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare,” tha Gashi, duke kritikuar qeverinë për mungesë strategjie në këtë drejtim.
Në fund, ai nënvizoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve dhe qytetarëve u takon të vendosin për të ardhmen e qeverisjes.
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...