Vendimi për rritjen e pagave të marrë nga Qeveria e Kosovës ka ngjallur reagime të shumta. Fatmir Gashi nga AAK, në Interaktiv të KTV-së, tha se përkundrazi e mbështet këtë vendim më së shumti për arsyen se do ndikojë në sistemin gjyqësor.
“Në asnjë moment nuk është bërë shkelje e Kushtetutës”, tha ai.
Gashi ka thënë që nga kjo rritje e pagave, fiton më së shumti sistemi gjyqësor në Kosovë, që sipas tij, është shtyllë kryesore për gjithë vendin.
Tregoi se vetëm për kabinetin qeveritar, do të shkojnë rreth 586 mijë euro.
Gashi tha se nuk mundet që një këshilltar i kryeministrit të ketë pagë 450 euro. “Ai jep këshilla, udhëzime, s’mund të ketë pagë të vogël”, tha tutje.
Gashi tha se është dashur të rregullohet puna e pagave patjetër.
Këtë ligj tha ai, “e kemi gjetur në komision. Tashmë ka arritur në diskutim publik e më pas dërgohet në qeveri. Nga qeveria do dërgohet në parlament. Dhe ish dashur nga shtatori ose tetori, të ketë stabilitet”, tha tutje.
E ka komentuar edhe kundërshtimin e Bedri Hamzëz. Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se nuk pranon të marrë pagën me rritje dhe retroaktive.
“Ministri vendimin e ka kontestuar. Nuk është çështje e ministrit a e nënshkruan apo jo. Ky është vendim i qeverisë. Edhe me qenë vendim i Ministrit të Financave, ai do ta nënshkruajë. Deklarata e tij s’është befasuese. Ai e ka konsistencën e vet. Është çështje e tij morale e etike”, tha tutje.
Edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova në një deklaratë për media, ka theksuar se vendimi për rritjen e pagave të marrë nga Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit të ri për pagat.
Ajo ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim me qëllimet e përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse.
Por Gashi tha se edhe ky reagim i saj është i vonshëm.
“Reagimi i saj është i njëjtë si i ministrit. Reagim i vonshëm, kjo s’mund të ç’bëhet. Nëse ç’bëhet del qeveri joserioze”, tha ai.
Me këtë vendim për paga, Gashi tha se edhe mjekët fitojnë. “Pagën në start do ta kenë mbi 1 mijë euro, tha Gashi.
“Duhet durim e jo reagim të ngutshëm, sepse edhe të tjerët do të përfitojnë”, tha tutje.
Komentoi edhe emërimin e Gent Begollit si kryeshef i ri i Telekomit. Tha se “Nuk jam ithtar i emërimeve politike, por nëse ka përvojë dhe ka treguar rezultat, unë mendoj që është zgjidhje e duhur. Edhe po të mos ishte i partisë sime njëjtë do të thosha”./Koha.net/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?