Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur në një takim ambasadorin Italian, Piero Sardi, me të cilin ka biseduar për sfidat dhe mundësitë e prurjes së investitorëve në Republikë.
“Si Qeveri e sapoformuar, po përpiqemi ta vëmë theksin në këtë fushë, në prurjen e investimeve dhe ta reduktojmë burokracinë aktuale që investitorët të mos ikin në vendet fqinje”, ka thënë zëvendëskryeministri Gashi.
“Është e rëndësishme të funksionalizohet ky dikaster për ta përmirësuar imazhin e Republikës së Kosovës në tërheqjen e investimeve strategjike”,- ka thënë ambasadori Piero Sardi.
Në këtë takim, ndër të tjera, është diskutuar edhe për funksionalizimin e aeroportit të Gjakovës dhe për diasporën kosovare në Itali.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje