Gashi: Presidenti duhet të tërhiqet!

21:50 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK, Arben Gashi ka kërkuar tërheqjen e fjalëve nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Arsyeja për këtë u bë komenti që kishte Presidenti lidhur me arrestimin e një protestuesi në sheshin “Nënë Tereza”, transmeton portali arbresh.info.

“Fjalori i presidentit Thaçi për arrestimin e një qytetari protestues në sheshin Nëna Terezë është nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional”, shkruan ai.

Tutje Gashi thotë se gjuha e përdorur nga z. Thaçi është gjuhë e përçarjes e nxitjes.

Ky është shkrimi i Arben Gashit:

Presidenti duhet të tërhiqet!

Fjalori i presidentit Thaçi për arrestimin e një qytetari protestues në sheshin Nëna Terezë është nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional.

Gjuha që po përdor presidenti është, thënë minimalisht, gjuhë e përçarjes dhe nxitjes, e jo e bashkimit e pajtimit!

Presidenti  ka përfunduar detyrimet e tij kushtetuese. Komentimet që po vazhdon t’i bëjë për situatën politike nuk janë në frymën e pajtimit, unifikimit dhe përfaqësimit simbolik, frymë që duhet të prezantojë institucioni që ai drejton!

Gjuha dhe retorika e liderëve politikë, e veçanërisht e presidentit, duhet me patjetër të pastrohet nga urrejtja, nëpërkëmbja, poshtërimi dhe fyerja e kundërshtarit politik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme