Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit për vrasjen e dyfishtë që ndodhi dje në Gjakovë ku bashkëshorti vrau gruan dhe vajzën e tyre 9-vjeçare.
Gashi ka thënë se për këtë rast tragjik ka kërkuar një raport të detajuar nga organet kompetente Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor në lidhje me procedurat e ndjekura për këtë rast dhe se pas raportit do të ndërmerren masat e duhura bazuar në legjislacionin në fuqi.
“Ky rasti tragjik në Gjakovë tregon se Kosova ende përballet me plagën e dhunës në familje, si ministër i Punëve të Brendshme menjëherë kam kërkuar raport të detajuar nga organet kompetente Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës në lidhje me procedurat e ndjekura për këtë rast. Pas raportit do të ndërmerren masat e duhura bazuar në legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Gashi në facebook.
Ai gjithashtu ka thënë se MPB është e gatshme të bashkërendoj punën me institucionet tjera të sigurisë në Republikën e Kosovës që rastet si ky të mos përsëriten më.
Postimi i plotë:
Më lejoni të shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit për rastin tragjik që ndodhi në Gjakovë.
Ky rasti tragjik në Gjakovë tregon se Kosova ende përballet me plagën e dhunës në familje, si ministër i Punëve të Brendshme menjëherë kam kërkuar raport të detajuar nga organet kompetente Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës në lidhje me procedurat e ndjekura për këtë rast. Pas raportit do të ndërrmerren masat e duhura bazuar në legjislacionin në fuqi.
Gjithashtu MPB është e gatshme të bashkërendoj punën me institucionet tjera të sigurisë në Republikën e Kosovës që rastet si ky të mos përsëriten më.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...