Sot shënohet 22 vjetori i rënies së heroit të kombit, komandanti të Brigadës 138 – Agim Ramadani KATANA, me këtë rast, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, i cili datën 11 prill rënien e komandantit KATANA e ka cilësuar si ditën më të rëndë në kalendarin e jetës së tij .
Kryetari Gashi, ndër tjerash është shprehur se: “Agim, ti ishe personalitet unik, burrë trim, strateg i madh, një djalë Kosove të cilës ja fale jetën..ti sot jeton në përjetësi e ne bashkëluftëtarët e tu jetojmë me dhimbje e mall që nuk je në mesin tonë.. mbase vetëm fizikisht, sepse në brendësin e shpirtit tim rron ideali dhe atdhedashuria jote..”
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Sot 11 prilli, datë që në kalendarin e historisë shënon rënien e trimit të përmasave botërore, Agim Ramadani-Katana, ndërsa në kalendarin e jetës sime shënon ditën më të rëndë të humbjes së vëllaut,shokut,mikut e bashkëluftëtarit tim.
Agim, ti ishe personalitet unik, burrë trim, strateg i madh, një djalë Kosove të cilës ja fale jetën..ti sot jeton në përjetësi e ne bashkëluftëtarët e tu jetojmë me dhimbje e mall që nuk je në mesin tonë.. mbase vetëm fizikisht, sepse në brendësin e shpirtit tim rron ideali dhe atdhedashuria jote..
Hero im, ti je vet historia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!
Lavdi jetës dhe veprës tënde! Lavdi të rënëve për liri!
Xhafer Gashi”
Sot 11 prilli, datë që në kalendarin e historisë shënon rënien e trimit të përmasave botërore, Agim Ramadani-Katana,…
Posted by Xhafer Gashi on Sunday, 11 April 2021
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...