Arben Gashi pas votimit të buxhetit: U kry buxheti, u kry legjislatura
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas votimit të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, në lexim të dytë.
Pas seancës në Kuvend, Gashi ka lajmëruar për përfundim të legjislaturës dhe votim të buxhetit, teksa ka shpërndarë një fotografi me përfaqësuesit e LDK’së në Kuvend.
“U kry buxheti, u kry legjislatura. Shihemi!”, ka shkruar Gashi.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2021.
Buxheti u votua me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Përpos koalicionit qeverisës, buxhetin e votuan edhe dy partitë e opozitës VV dhe PDK. /Arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/miratohet-buxheti-i-kosoves-per-vitin-2021/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...