Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të diskutuar lidhur me kidnapimin e tre policëve kosovar nga xhandarmëria e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.
Megjithëkëtë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në fjalën e tij të rastit ka thënë se paralajmërimet për sanksione të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës janë shqetësuese.
Ai ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se çfarë borxhi i ka Kosova që t’ia bëjë këtë dëm.
“Ajo çka kemi dëgjuar dhe pa ditëve të fundit është shqetësuese për neve. Paralajmërimet për masa shtrënguese për institucionet e Kosovës, ndaj qytetarëve të Kosovës dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës… Nëse janë të vërteta këto, atëherë ky është dëmi më i madh që i bëhet Kosovës dhe këtu lind pyetja se çfarë borxhi ka Kosova që me ia bërë këtë dëm”, tha Gashi.
Gashi ka shtuar se rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, brenda territorit të vendit, është agresion ndaj sovranitetit të Kosovës.
Megjithatë, ai ka thënë se kërkesa e kryeministrit Kurti për përfshirjen më të madhe të KFOR-it për mbrojtjen e kufijve mund të prodhojë pasoja negative për vendin.
“A jeni të sigurt se po kërkoni angazhimin më të rëndësishëm të KFOR-it në kufijtë e Kosovës dhe pjesët veriore të Kosovës. A jeni të sigurt se çfarë pasoje prodhon kjo dhe a jeni të sigurt se me gjendjen që po krijohet në veri, mund të kemi kërkesë nga KFOR-i të largimit të gjitha strukturave të shtetit të Kosovës nga veri. Ky do të ishte problem shumë i madh për Kosovën”, ka shtuar ai.
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...