Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi në një intervistë për Telegrafin ka folur për numrin e rasteve me COVID-19, në këtë komunë.
Gashi tha se që nga 20 marsi kur janë paraqitur dy rastet e para me virusin COVID-19, në këtë komunë shifra ka kaluar mbi 4.000 raste.
Sipas tij, ditëve të fundit në këtë komunë numri i rasteve është më i ulët se sa tre javë më parë.
“Në Komunën e Prishtinës që nga 20 marsi kur i kishim dy rastet e para shifra ka kaluar deri mbi 4000 raste. Deri para tre jave kishim një numër të madh të rasteve në komunën tonë, kryesisht në kryeqytet, mirëpo tre javët e fundit ka filluar të bie numri i rasteve. Duke pasur parasysh që kemi numër më të vogël të rasteve se sa që kemi pas, me nga 1500 sa kishim raste aktive tani më kemi rreth 800 raste aktive. Praktikisht i bie gjysma e saj. Mundësia e përhapjes së virusit është më e vogël se sa që ishte tre javët e kaluara”, ka thënë Gashi. Siç tha Gashi mosha e të prekurve me virus dhe të cilët kanë ndërruar jetë në këtë komunë është e ndryshme.
“Moshat janë të ndryshme. Në këtë komunë janë rreth 70 vdekje të cilat janë zyrtare nga IKSHPK, ShSUK dhe Ministria e Shëndetësisë. Presim raportin e fundit për të na raportuar për numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjeve. Ka mosha të ndryshme të vdekjeve por në përgjithësi janë nga mosha mbi 60 vjeç”, theksoi ndër të tjera Gashi
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...