Ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka ngushëlluar familjet Mehmeti dhe Tërshani për vdekjen e shkencëtares shqiptare Vlorë Mehmeti –Tershani, të cilën ministri e ka cilësuar si një nga vajzat që spikatën me urtësi dhe përkushtim dhe zunë vend të pazëvendësueshëm në forumet më të rëndësishme shkencore në Evropë dhe më gjerë, transmeton arbresh.info.
Ky është telegram ngushëllimi i plotë:
Telegram ngushëllimi i zv. kryeministrit / ministrit të Diasporës, z. Dardan Gashi, drejtuar familjeve Mehmeti dhe Tërshani
Të respektuara familje Mehmeti dhe Tërshani, të dashur bashkatdhetarë
Në këto momente të vështira të dhimbjes për humbjen e së dashurës Vlorë, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Vlora ishte një nga ato vajza që spikatën me urtësinë dhe përkushtimin, ndërsa zunë vend të pazëvendësueshëm në forumet më të rëndësishme shkencore në Evropë dhe më gjerë. Puna e saj ekzemplare ndër vite do të mbesë udhërrëfyes për gjeneratat që do të vijnë pas.
Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e kësaj vajze të dashur dhe të respektuar nga të gjithë, pa përjashtim, gjej ngushëllim në faktin se puna e saj do të jetojë përgjithmonë, ndërsa personaliteti i saj do të mbesë përherë në mendjet e zemrat e shqiptarëve si në Kosovë, po ashtu edhe në diasporë./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje