Gashi: Muhaxheri e ka zhytur Pejën në degjenerim urban

18:53 | 1 Gusht 2017
M. A.

Kryetari i degës se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë, Fatmir Gashi, në një reagim për media ka theksuar se investimet elektorale të kryetarit aktual të Pejës, e kanë zhytur këtë qytet në kaos trafiku dhe degjenerim urban.

Ai në këtë komunikatë ka thënë se “ dëshmitarë të disa investimeve elektorale, që po ndodhin tash e një muaj në qytetin e Pejës, e të cilat shihen qartë të jenë një maskë infrastrukturore, tendencë për të hedhur mjegullë elektorale në këtë verë me vapë”.

“Shohim disa mini – projekte në pika të ndryshme të qytetit që po realizohen pa kurrfarë kriteri, kurrfarë shpjegimi e as debati. Mos të flasim për procedura të tjera që obligon ligji. Projekte të tilla të realizuara, pa planifikim, pa para, janë duke krijuar borxhe enorme. Projekte të tilla, deri më tani e kanë futur komunën e Pejës në më shumë se 6.5 milion euro obligime. Se këto investime janë kryekëput elektorale, tentim për një grusht vota, e ka pranuar edhe vet kryetari në largim Muhaxheri, gjatë mbledhjes së fundit të asamblesë komunale, në përgjigjen ndaj reagimit tonë në këtë shqetësim, duke thënë, se këto investime ‘janë mençuri politike’” (sic.), ka thënë Gashi.

Sipas tij, “Muhaxheri po harron se qytetarëve të Pejës nuk mund t’ua hedh”.

“Kocka, kungja, shtylla, zallë, beton – këto janë elementet, karakteristikë e investimeve minore elektorale të shpirtngushtësisë së Gazmend Muhaxherit. Këto dukuri negative të cilat e dëmtojnë Pejën në proces afatgjatë, po shkaktojnë kaos të paparë në trafik, në të gjitha hyjre – daljet e qytetit të Pejës si dhe në rrugët vitale urbane, duke shkaktuar kështu kolona të gjata automjetesh, pritje nga 20 deri në 30 minuta. I tërë ky kaos ndodhë në një periudhë, kur kemi prezent edhe diasporën tonë të nderuar. Mërgata jonë e as qytetarët nuk meritojnë bllokada, për teke elektorale të shpirtngushtësisë” (sic.), ka thënë ai.

Gashi më tutje ka theksuar se ai AAK-ja e Pejës, shprehin shqetësimin e thellë, ndaj këtij realiteti i cili sipas tij, është shëmtues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme