Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se në LDK situata është delikate teksa tha se mendon se mënyra e sjelljes së pushtetit po e paaftëson vendimmarrjen në Kuvend.
“Ky paaftësim po dihet si rezultat i vullnetit të pushtetit që të pamundësojë mbikëqyrjen parlamentar dhe institucioneve, atëherë situata bëhet edhe më e rëndë.Si rezultat i pamundësisë së formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike në Kosovë dhe shtrenjtimi të çmimit, ne mendojmë që Kuvendi duhet patjetër të themelojë këtë komision të kërkuar nga 40 deputetë nënshkrues. Dhe s’ka kurrfarë logjike funksionale që Kuvendi të aktrojë sikur është në normalitet, në kohën kur vendit po i cenohet demokracia”, tha Gashi.
Sipas tij, Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim tjetër, përpara se të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë.
“Pra kërkojmë të vazhdojë seanca ku kemi mbetur, e pastaj të hyjmë në një fazë tjetër të tendencën për normalitet dhe vendimmarrje në Kuvend”, deklaroi ai./arbresh.info/
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...