Arben Gashi nga LDK, ka thënë se për të arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët në shumë çështje.
“Duhet të gjendet gjuha e përbashkët se si se shohim shtetin e Kosovës, si e shohim shtetin në raport me të tjerët. Janë çështje komplekse”.
“Jemi në një situatë ku ne duhet të ulemi dhe të flasim se çka mendojnë ata për shtetin Kosovës dhe ekzistencë e tij”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.
“E kemi problem në tavolinë sepse Kosova varet nga raportet ndërkombëtare. Normalisht nuk mund të ketë sjellje unilaterale. Njerëzit në kohërat moderne po keqkuptojnë konceptin e sovranitetit. Sovraniteti sot nuk është absolut sot është relativ. Sa më shumë që hyn në organizata ndërkombëtare ke më pak sovranitet. FMN, OKB… vendosin standarde për të të pranuar në gjirin e tyre”.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...