Albin Gashi nga VV, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.
Gashi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për arsyen se pse i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
“Lëvizja Vetëvendosje është alternativa e vetme që jep shpresë për Kosovën”, ka thënë Gashi.
“E kam parë që Lëvizja ka qëndrimet politike që përkojnë me realitetin në Kosovë dhe përshtatet me bindjet e mija. Unë kam studiuar në SHBA pasi fitova një bursë meritore në shkollë të mesme. Kur u ktheva u ballafaqova me realitetin kur kërkoja punë. Punëdhënësit mundoheshin të shikonin lidhjet me babain tim dhe jo të arriturat e mija, kështu vendose të hap kompaninë time”
Tutje ai ka thënë se arsyeja se pse babai i tij, avokati Tomë Gashi, është simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje është pikërisht ai.
“Babai im ka filluar të përkrah Lëvizjen pasi që unë kam qenë mbështetës i madh i saj”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se kur të zgjedhjet deputet tema e parë që do të merret është zbardhja e rastit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari./Gazeta Express/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...