Analisti politik, Shkëlzen Gashi, e ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se Serbinë në Kosovë e kanë ri-instaluar ata.
Gashi thotë se ligji për Arsim në Komunat e Kosovës është miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 21 maj 2008, me votat e deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
“Ky ligj në nenin 14 liston kompetencat e zgjeruara të Komunës së Mitrovicës Veriore për arsimin e lartë. Në pikën f., ligji thotë se Komuna e Mitrovicës Veriore do të sigurojë që Universiteti në Mitrovicën Veriore të ketë objekte dhe financim adekuat për veprimtarinë e tij edhe nga burime të tjera institucionale, ku specifikon fondet nga Republika e Serbisë”.
“Kështu që, rreshti i dytë, i tretë dhe i katërt (PDK, LDK dhe AAK), ju lutem: QETËSI”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se të premten është vënë gurthemeli i “Universitetit paralel” në Mitrovicën e Veriut, ku qeveria serbe ka investuar në objekt një shumë prej 6 milionë eurosh, teksa pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.
Analisti politik, Shkëlzen Gashi, e ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se Serbinë në Kosovë e kanë ri-instaluar ata.
Gashi thotë se ligji për Arsim në Komunat e Kosovës është miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 21 maj 2008, me votat e deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
“Ky ligj në nenin 14 liston kompetencat e zgjeruara të Komunës së Mitrovicës Veriore për arsimin e lartë. Në pikën f., ligji thotë se Komuna e Mitrovicës Veriore do të sigurojë që Universiteti në Mitrovicën Veriore të ketë objekte dhe financim adekuat për veprimtarinë e tij edhe nga burime të tjera institucionale, ku specifikon fondet nga Republika e Serbisë”.
“Kështu që, rreshti i dytë, i tretë dhe i katërt (PDK, LDK dhe AAK), ju lutem: QETËSI”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se të premten është vënë gurthemeli i “Universitetit paralel” në Mitrovicën e Veriut, ku qeveria serbe ka investuar në objekt një shumë prej 6 milionë eurosh, teksa pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër