Profesori i Shkencave Politike, njëherit anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ibrahim Gashi është shprehur se partitë politike duhet t’i vendosin interesin e qytetarëve para interesave të tyre dhe subjekteve politike që u takojnë.
Gashi për Indeksonline ka thënë që kushdo nga partitë politike, partitë që nuk i kanë numrat duhet të reflektojnë për situatën e krijuar dhe të mendojnë për interesin e shtetit dhe jo tyre.
“Kosova është në gazën e shtet-ndërtimit të rëndësishëm, por ka ende procese të cilat nuk janë përfunduar si procesi i liberalizimit të vizave, integrimi në BE, marrja e status kandidatit dhe normalisht problemet ekonomike si zbutja e papunësisë. Kushdo që është në këtë situatë të krijuar, kushdo nga partitë politike edhe që nuk i ka numrat e mjaftueshme për të krijuar Qeverinë, deputetët duhet të vendosin interesin e shtetit para interesave tyre dhe subjekteve që u takojnë, duhet të reflektojnë në situatën e krijuar në favor të një gjetjes se një zgjidhje” është shprehur Gashi.
Gashi për Indeksonline ka thënë se çelësi i zgjidhjes së kësaj situate është që partitë të arrijnë një marrëveshje politike.
Sipas tij, shkuarja në zgjedhje është vonesë për proceset që e presin Kosovën, prandaj sa më parë të këtë lëvizje nga partitë që të bëhet një marrëveshje politike.
Gashi e ka përkrahur pozicionimin e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, që Qeveria të krijohet më shpejt dhe të jetë gjithëpërfshirëse.
“Behgjet Pacolli është serioz dhe i sinqertë në mendimet e tij. Këtë e ka dëshmuar në vitin 2011 kur ai tërheqjet nga posti i Presidentit në favor të një marrëveshjeje midis partive politike, që mund të konsiderohet historike në funksion të ndërtimit të institucioneve të vendit. Pra, Pacolli ka vënë interesin e qytetarëve para interesave personale dhe subjektit të tij” ka thënë Gashi.
Ndryshe, presidenti i AKR-së ka thënë se nuk do ta mbaj vendin të bllokuar. Ka kërkuar nga LDK e Vetëvendosje të merren vesh për një marrëveshje politike, në të kundërtën ka thënë se qëndrimi tek LAA është i pakuptimtë.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...