Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se nuk është konsultuar me Kuvendin para takimeve në Bruksel.
Ai ka shtuar se Kurti e ka obligim kushtetues që ta përfaqësoj Kosovën jashtë vendit.
“Kurti e ka detyrë kushtetuese që të përfaqësoj vendin jashtë, si dhe e ka detyrë kushtetuese që të merret me bisedimet me Serbinë. Jo Kurti si individ, por si kryeministër”.
“Sa i përket deklaratave nga Brukseli janë të parakohshme që t’i komentojmë, në këtë situatë e rëndësishme është që ka sistem, i cili e obligon që ai nga kthimi i tij të raportoj në Kuvend. Kjo ka qenë kërkesë e VV-së me një rezolutë”.
“Ai ka shkuar në Bruksel pa e pyet Kuvendin, e tash kur të kthehet duhet të raportoj në Kuvend dhe në vendin të tij”.
Madje, ai tha se ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka dorëzuar dosjen dhe te detajuar për procesin e bisedimeve me Serbinë./EO/
“Lidhje fallco, për të qëndruar edhe 1 javë në shtëpi” – Sar...
Broja deklarohet pas ndeshjes ndaj Nottingham Forestit
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...