Kujtim Gashi nga rradhët e PDK-së, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se Vetëvendosja është i vetmi subjekt që nuk ka parime, dhe Kurti është lider vetëm i opozitës. Madje Gashi tha për Kurtin se ky i fundit e njeh vetëm sistemin komunist të qeverisjes.
“Vetëvendosja të gjitha komunat i ka në katrahurë, korrupsion dhe hajni në të tri komunat”, ka thënë Gashi.
Gjithashtu për Vetëvendosjen tha se është i vetmi subjekt që nuk ka fare parime.
“Vetëvendosja në fakt është i vetmi subjekt që nuk ka fare parime”, është shprehur Gashi.
Ndërsa për kreun e VV’së tha se është lider i mirë vetëm në opozitë sepse nuk quhet lider ai që nuk mund ta mbajë partinë e tij të bashkuar.
“Kurti është lider i mirë i opozitës. Megjithatë nuk është lider ai që nuk mund ta mbajë partinë e bashkuar”, ka thënë Gashi në T7.
E sistemin e qeverisjes së Kurtit, Gashi mendon se kreu i VV’së njeh vetëm sistemin komunist.
“Kurti e njeh vetëm sistemin komunist të qeverisjes”, shtoi Gashi.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin