Deputeti i LDK-së, Arben Gashi teksa ka kërkuar që marrëveshjet financiare ndërkombëtare të votohen në Kuvendin e Kosovës ka thënë ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka realizuar selfie në Kuvend .
Ai ka shtuar shtuar se ky veprim e ka provokuar opozitën, shkruan arbresh.info.
“Nëse janë të dëmshme ne do t’i rrëzojmë këto marrëveshje. Por nëse këto marrëveshje
janë të mira dhe në dobi të Kosovës duhet të votohen. Ju kemi thënë se kryetari i Kuvendit nuk po sillet mirë dhe po provokon opozitën duke bërë seflie nga karrigia e Kuvendit”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se një veprim të tillë nuk do të kishte bërë kryetarja, Vjosa Osmani.
“Ajo sjellje është e pahijshme për një kryetar të Kuvendit, dhe unë do ta kritikoja nëse atë sjellje do ta bënte edhe Vjosa Osmani, Por, nuk besoj sepse pa përgjegjësi dhe është e përgjegjshme”, ka shtuar ai.
Për këto marrëveshje ndërkombëtare ka dalë kundër PDK, ndërsa edhe kryeministri, Avdullah Hoti ka marrë fjalën duke kërkuar që të votohen sepse ë ndihmojnë në realizimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike./arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...