Avokati i njohur Tomë Gashi ka dhënë kritikuar politikanët kosovarë, për çështjen e paditjes së Serbisë për gjenocidin e ushtruar në luftën e fundit në Kosovë.
Gashi ka thënë se krerët e lartë shtetëror në vend janë arsyetuar se nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me këtë pasi sipas tyre këto çështje kanë qenë pjesë ekskluzive të UNMIK-ut.
Këto komente avokati Tomë Gashi i ka bërë përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij në facebook, teksa dhe njëherë pyet ”Pse Kosova nuk po e padit Serbinë për gjenocid”.
”PSE KOSOVA NUK PO E PADIT SERBINË PËR GJENOCID
Kosova faktikisht që nga 12. qershori 1999, ka pasur të drejtë që ta padisë Serbinë për gjenocid ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, meqenëse vrasjet masive,duke përfshire edhe qindëra maskra të popullatës civil, plagosjet masive, shkatërrimet masive të vendbanimeve të shqiptarëve dhe të gjitha të kqijat e tjera, Serbia i ka berë në mënyrë sistemeatike dhe të organizuar vetëm për shkak të urrejtjës nacionale ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Edhe pse, Kosova ka qenë e lire nga okupatori serb që nga 12. qershori i vitit 1999, Kosova deri më datën e shpalljës së pavarësisë më 17. shkurt 2008 juridikisht ka qenë nën patronatin e OKB-së, repsektivisht Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Ky fakt është përdorur nga plotikanët e lartë të Kosovës, se kinse nuk mund të bëjnë asgjë në drejtim të padisë kundër Serbisë, sepse këto çështje kanë qenë pjese ekskluzive e UNMIK-ut.
Kështu nuk ka qenë, mirëpo edhe po të ishe kështu, Kosovës si shtet i pavarur që nga
shkurti 2008 nuk ja ka ndaluar askush që ta padisë Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hague-Holandë, ashtu siç kanë vepruar Krocia, Bosnja dhe Hercegovina.
Ka pas raste të herë pas hershme të ” kërcënimeve” apo paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror se do ta padisin Serbinë për gjenocid, dhe këtë me së shpeshti e ka permendur Presidenti i tanishëm dhe ish Kryeministri z.Hashim Thaçi.
“Kercënimet” e tij ndaj Serbisë kanë qenë për përdorim të brendshëm politik, për të krijuar fluska kërcënuese ndaj Serbisë me padi për gjenocid, e në të njejtën kohë duke negociuar me Serbinë në Bruksel për çështje të brendshme të Kosovës dhe duke i paraqitur këto negociata kinse janë në të mirë të Kosovës.
Ata që negociojn me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, kurrë nuk do ta padisin Serbinë për gjenocid, sepse janë të sigurt se kjo sigurisht nuk do ti pëlqej Serbisë, por ky nuk është problemi kryesor i tyre.Problemi kryesor i tyre është se a do ti pëlqej kjo apo jo Bashkësisë Ndërkombëtare, posaçërisht SHBA-së dhe shteteve të BE-së.
Juridikisht është e lejuar, praktikisht është e pafalshme, pse Kosova as pas 18 viteve të çlirimit nga gjenocidi i Serbisë dhe 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk e bënë këtë.
Sigurisht që tani zyrtarë të lartë shtetëror apo një pjesë e tyre prioritet jetësor e kanë të bashkëpunojnë me secilin që mund të ju jap pak shpresë, se kinse nuk do të akuzohen në Gjykatën Speciale, që per fat të keq të tyre, selia e kësaj Gjykate me votat e tyre në dëm të Kosovës si shtet, dhe dëm të shqiptarëve në përgjithësi dhe ish pjestarëve të UÇK -së në veçanti është caktuar të jete Hague në Holandë.
Ironia me e madhe është se në vend që burrështetasit tanë të jenë në Hagë si paditës kundër Serbisë, një pejsë e tyre fare lehte mund ta gjejnë veteveten të akuzuar në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe ata e dine se akuzat kryesore ju vine nga shteti i Serbisë, të cilën ata kurrë nuk e paditën për gjenocid ndaj shqiptarëve.
Kështu ne, shqiptarët e Kosovës me voten e deputetve të Kuvendit të Kosovës, për të themeluar Gjykatën Speciale në Hagë kundër vetëvehtës, nga viktima të luftës u shendërruam në të akuzuar potencial për krime të luftës…!!!”.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...