Deputeti i LDK-së, Arben Gashi po merr pjesë në Ansamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Në fjalën e tij të rastit, Gashi eurodeputetëve u ka thënë se populli i Kosovës deri me tani ka vuajtur nga mungesa e dinjitetit e padrejtësia teksa ka thënë se për një kohë shumë të gjatë, Kosovës i është mohuar vendi i merituar në Evropë, shkruan Arbresh.info
“Qëndroj këtu si zë i drejtësisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Çështja nuk është vetëm anëtarësimi, është çështje njohjes së solidariteti dhe parimeve themelore që na bëjnë bashkë si anëtar të familjes evropiane. Shumë gjatë Kosovës i janë mohuar vendi i merituar në Evropë. Tepër gjatë populli ynë ka vuajtur nga mungesa e dinjitetit, nga përjashtimi, padrejtësia por sot këtu qëndrojmë si të barabartë, të gatshëm të marrim vendin tonë të merituar. Anëtarësimi në KiE nuk është vetëm çështje politike e Kosovës është çështje e një imperativi moral për të gjithë ata që kanë besuar në parimet e demokracisë të drejtat e njeriut dhe sundimit të së drejtës”, ka deklaruar Gashi.
Mes tjerash, Gashi ka potencuar se Kosova ende ballafaqohet me sfida nga kundërshtarët që përpiqen ta minojnë ekzistencën tonë.
“Është njohje e progresit të arritur në ndërtimin e institucioneve demokratike, nxitjen e harmonisë ndëretnike dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve tanë. Rrugëtimi ynë nuk mbaron. Ende ballafaqohemi me sfida me kundërshtar që përpiqen ta shkelin progresin tonë që ta minojnë ekzistencën tonë”, u shpreh Gashi.
“Para 35 viteve, Ibrahim Rugova e nisi këtë shteg të pavarësisë dhe demokracisë. Morëm përgjigje nga Serbia me dhunë me vrasje me mizori por që nuk u ndalëm sepse besuam në mbështetjen tuaj. Me përkrahjen tuaj kemi arritur lirinë tonë dhe kemi ndërtuar shtetin tonë”, tha ai.
“Sot i kërkoj secilit prej jush të qëndroni në anën e duhur të historisë. Ti qëndroni përkrah Kosovës dhe të dërgojmë një mesazh që Kosova i përket Këshillit të Evropës dhe që zëri ynë meriton të dëgjohet. Ju inkurajoj të votoni në favor të anëtarësimit të Kosovës”, tha Gashi./Arbresh.info
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...